Si ta largosh zemërimin

0
511

Burimi i zemërimit

Hasan el-Basriu ka thënë: Nëse dëshiron të shohësh nje njeri i cili ka intelekt, mirëpo nuk është i durueshëm, do ta gjesh atë, por nese e sheh dikë që është i zgjuar dhe është durimtar, ky eshté njeri i mirë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne zgjodhëm prej tyre prijës, të cilët udhëzonin me urdhrat Tanë, për sa kohë që ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm (Sexhde, 34).

Për këtë shkak, shpirti krahasohet me zjarrin dhe i cili lëviz me shpejtësi dhe prish cka afër tij.

Shpirti e merr zemërimin dhe dëshirat nga zjarri, kurse shejtani është i krijuar nga zjarri.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Zemërimi është nga shejtani, shejtani eshte krijuar nga zjarri dhe zjarri nuk mund te fiket vetëm se me ujë. Nëse ndokush nga ju zemërohet duhet të marr abdes. “Ebu Dauti

Në një hadith tjetër i Dërguari alejhi selam ka thënë: Zemërimi është nje nxitës që ndez brenda birit të Ademit.” A nuk ia sheh sytë e kuq dhe faqet e fryera? Keto shkaktohen nga gjaku i cili vlon brenda zemrës së tij për të kërkuar hakmarrje”.

Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi sei Dërguari alejhi selam ka thënë: “Shejtani qarkullon në cdo pjesë të trupit të njeriut, ashtu sikurse qarkullon gjaku.” Buhariu dhe Muslimi

Transmetohet në të dy Sahihet e Buhariut dhe Muslimit se dy njerëz e kanë fyer njeri-tjetrin para
Pejgamberit alejhi selam dhe njeri prej tyre u zemërua aq shumë sa që fytyra iu fry dhe i ndryshoi. Pejgbamberi i tha:
“E di një fjalë e cila do ta qetësojë atë nëse e thotë këte: Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga shejtani.”

Allahu thotë: “Të keqen ktheje me të mirë e atëhere armiku yt do të te bëhet menjeherë mik i ngushtë. Ky virtyt u dhurohet vetem atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh. Nëse djalli fillon të të joshë, kërko mbështetje te Allahu. Me te vërtete, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha”. (Fussilet, 34-36)

Shkeputur nga libri “Thesari i urtësive të përjetshme”
Ibn Kajim el Xheuzije