Si mund ta mohoni Zotin tuaj?

0
460

Ai u thërret, ndërsa ju largoheni, u urdhëron që ti besoni ndërsa nje grup prej jush Atë e mohoni.

“Si mund ta mohoni Allahun, ndërkohë që keni qenë të pajetë e Ai ju dha jetën?!

Pastaj Ai do t’ju bëjë të vdisni, më pas do t’ju ringjallë e, në fund, do të ktheheni tek Ai?!

Ai u ushqen në errësirat e embrionit ashtu sikurse ushqen bimën në rrënjët e saj!

Pastaj u nxjer nga këto errësira në dritën e jetës dhe gjerësinë e tokës.

Ai u premtoi se do të kalonit prej territ dhe mjerimit të dunjasë, për në jetën e amshueshme të xhenetit.

Sa të pabindur jeni në takimin me Të dhe sa pak i falenderoni mirësitë e Tij!

“Si mund ta mohoni Allahun, ndërkohë që keni qenë të pajetë e Ai ju dha jetën?!

Pastaj Ai do t’ju bëjë të vdisni, më pas do t’ju ringjallë e, në fund, do të ktheheni tek Ai?!

Ishit të vdekur në kurrizet e baballarëve, ndërsa Ai u dha jetë në barqet e nënëvae tuaja!

Pastaj Ai do t’ju bëjë të vdisni, më pas do t’ju ringjallë për tu shpërblyer në ditën e caktuar.

Për të devotshmit, ajo është dita e fetës së madhe, ndërsa për mëkatarët dita e keqardhjes.

Më pas ktheheni tek Ai dhe kështu u lejon të shihni Fytrën e Tij Fisnike dhe u mundëson të shijoni mirësitë në mënyrë që të falenderoni.

Ai u mundësoi të shihni faktet dhe argumentat e Tij, e cilin fakt prej fakteve të Zotit po e mohoni.

“Si mund ta mohoni Allahun, ndërkohë që keni qenë të pajetë e Ai ju dha jetën?! Pastaj Ai do t’ju bëjë të vdisni, më pas do t’ju ringjallë e, në fund, do të ktheheni tek Ai?!


O Zot, me mëshirën Tënde na mundëso të arrijmë vendin e krenarisë, o më i miri Mëshirues.

[Përkujtime dhe Predikime, Ibn Xheuzi]

Fatjon Isufi