Si i keshilloi Muhamedi alejhi selam vellain per vellain e tij.

0
939

Transmetohet nga Iben Umeri radijAllahu anhu se: I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kaloi prane nje burri prej ensareve, i cili po keshillonte vellane e tij ne lidhje me turpin (ngase ai ishte i turpshem). I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Lere ate, se me te vertete turpi eshte prej besimit.” Mutefekun alejhi.

Turpi eshte nje virtyt qe e shpie njeriun ne berjen e veprave te mira dhe e ndalon nga te keqijat. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kaloi prane nje burri i cili po e qortonte vellane e tij per shkak se ishte i turpshem, dhe i tha atij qe ta lere ate ne kete moral te bukur, ngase turpi eshte prej besimit.

Dobite qe perfitohen:

E para: Turpi eshte dege prej degeve te besimit, ngase ai (turpi) e ndalon poseduesin e tij nga kryerja e mekateve ashtu sic e ndalon besimi.

E dyta: Obligueshmeria e urdherimit per vepra te mira dhe ndalimi nga te keqijat si dhe ndalimi i vonimit te sqarimit nga koha e nevojshme.

Unejs Sheme