Si falet namazi i teravive gjatë pandemisë së koronës

0
899

Namazi i teravive gjatë pandemisë së koronës

Këto ditë janë shpeshtuar pyetjet lidhur me rregullat e namazit të teravive, në këto rrethana të mbylljes së xhamive për shkak të pandemisë së koronës.
Andaj, duke kërkuar ndihmë dhe sukses prej Allahut, them:

1 – Sipas njëzëshmërisë së dijetarëve, namazi i teravive është sunet shumë i fortë, dhe jo obligim. Këtë e tha imam Neveviu – Allahu e mëshiroftë – te libri i tij “El-Mexhmu’u”.

2 – Në sunetin e saktë profetik përcillet se numri i rekateve të namazit të teravive është njëmbëdhjetë, siç shënohet një gjë e tillë në transmetimet e Buhariut dhe Muslimit. Megjithatë, disa dijetarë e lejuan që numri i rekateve të tyre të shtohet më shumë se kaq.

3 – Pasi që xhamitë janë mbyllur nga falja e namazeve obligative, si xhumaja dhe pesë kohët me xhemat – në mënyrë që të ruhemi nga përhapja e pandemisë – atëherë, çfarë të themi për namazet tjera që janë sunete të rekomanduara, si për shembull: namazi i teravive?!

4 – Anëtarëve të shtëpisë iu lejohet që – në shtëpinë e tyre – ta falin namazin e teravive me xhemat (së bashku), ku njëri mashkull nga ta, qoftë prind, apo djalë, apo vëlla, etj. iu prinë si imam.

Kjo përbën një mundësi të mirë që anëtarëve të shtëpisë – të vegjël e të mëdhenj – t’u mësohet forma e saktë e namazit, duke përfshirë kushtet e tij, shtyllat, obligimet, sunetet dhe format e tjera.

5 – Kush nuk ka mundësi ta kryejë namazin e teravive sipas formës së lartcekur, d.m.th. së bashku me anëtarët e shtëpisë, i lejohet ta fal atë i vetëm.

6 – Lejohet që ai i cili iu prinë të tjerëve të lexojë nga mus’hafi, nëse nuk e di atë përmendsh, apo nuk di përmendsh pjesë prej tij.

7 – Nga këto fjalë që u thanë lidhur me namazin e teravive nëpër shtëpia, nuk nënkuptohet lejimi që të bashkohen më shumë se një familje në një shtëpi të vetme, duke menduar që me këtë ta shtojnë numrin e xhematit, me shpresë që t’u shtohet edhe shpërblimi.
Sepse, arsyeja, për shkak të së cilës muslimanët janë ndaluar të tubohen nëpër xhamia është tek vetë ky lloj tubimi, nga frika që përzierja mes tyre do të shpie tek bartja apo përhapja e sëmundjes.

8 – Me lejen e Allahut, shpërblimi për faljen e teravive arrihet nga secili që i fal ato sipas cilësdo formë të lartcekur, pra qoftë vetëm apo së bashku me anëtarët e familjes. Zoti ynë i Lartësuar i di qëllimet dhe është në dijeni e i sheh ato që mbajnë brendësitë e njerëzve, dhe asnjërin prej muslimanëve nuk e privon nga shpërblimet e sevapet.

Krejt në fund të lutemi së bashku duke thënë: “O Allah, largoje këtë gjendje të rëndë! O Allah, largoje nga ne dhe nga të gjithë muslimanët këtë fatkeqësi e sëmundje, si dhe çdo sëmundje tjetër!

(Shejh Alij ibn Hasen El-Halebij – Allahu e ruajttë)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

Përktheu: Hoxhë P. Perçuku