Si është gjendja jote me Allahun?

0
1247

Dijetari pyet nxënësin e tij si është gjendja jote me Allahun?

Nxënësi i emocionuar përgjigjet: falënderoj Allahun jam më mirë se të tjerët!.

Dijetari i çuditur pyeti: më mirë se të tjerët, kush janë këta të tjerët Ebu
Bekri dhe Umeri?

Nxënësi : dihet se nuk kisha qëllim ata o hoxhë,

Dijetari: ndoshta kishe për qëllim Abdullah ibën Abasin apo Abdullah ibën Mes’udin?

Nxënësi: jo jo as ata, nuk kisha qëllim dikë nga sahabet.

Dijetari: tani e kuptova ti kishe qellim Saiid ibën Musejibin dhe Se’ad ibën Xhubejrin.

Nxënësi dridhi kokën dhe tha: Allahu të mëshiroftë o hoxhë, nuk kisha për qëllim ata, ku janë ata dhe ku jam unë!

Dijetari: më thuaj për Allahun kënd kishe për qëllim; aktorët, valltaret, jo besimtarët apo?

O djalë nëse do të dish për gjendjen tënde shëmbëlltyrë për ty duhet të jenë sahabët, tabiinët, peshoj veprat tua me veprat e tyre që të jesh pastaj sa më afër Allahut, mos e shiko gjendjen tënde me njerëzit e shkujdesur dhe të prishur të kohës tënde që të largohesh sa më shumë nga Allahu…

Unejs Murati-Daku