Si e shkruajti imam Buhariu librin Sahih Buhari

0
288

📚Historik i shkurtër për 📚#Sahihul #Bukhari📚

Emri i autorit: Muhamed ibn Ismail ibn Ibrahim El bukhari.
Datëlindja:ne vitin 194 sipas hixhretit.
Data e vdekjes: 256h

Shkaku i shkruajtjes së librit:
thotë imam Bukhariu: “Shkuam te Is-hak ibn rahujeh dhe na tha: sikur të përpiloni një libër të shkurtër për hadithet e sakta që transmetohen nga Pejgamberi sall-llahu alejhi we sel-lem, atëherë kjo gje më ra mua në zemër dhe fillova shkruajtjen e librit”.
Hudas sarij 1/7

Metoda e vendosjes:
– Thotë Firabri: më tha mua Muhamed ibn Ismail El bukhari: “Nuk kam shkruajtur në librin e saktë ndonjë hadith vetem se kam marrë abdes dhe kam falur dy rekate”.
tarikh bagdad 2/327
Thotë prap Muhamed ibn Jusuf El firabri: “Isha duke qëndruar me Bukhariun në shtëpinë e tij një natë prej neteve dhe e pashë që ngrihej naten deri në tetëmbëdhjetë herë ndizte kandilin dhe shkruante (në librin e tij) “. Tarikh bagdad 2/333

⏱Koha që zgjati për ta shkruajtur:
Thotë Bukhariu: “E kam shkruajtur librin tim sahijhun për një kohë që ka zgjatur rreth gjashtëmbëdhjetë vite rresht, e përzgjodha nga gjashtëqindmijë hadithe, dhe e lash këtë libër si argument midis meje dhe Allahut”.
Tarikh bagdad 2/333

Numri i haditheve që e ka përzgjedhur:
E përzgjodhi nga gjashteqindmije hadithe.
Vendi i vendosjes së kapitujve të librit:i shkruajti Bukhariu kapitujt e librit midis varrit të Pejgamberit sall-llahu alejhi we sel-lem dhe mimberit të tij, dhe për cdo temë falte dy rekate namaz.
Shiko: Tarikh bagdad 2/327

Fjalët e dijetarëve për Sahihul Bukhari:
-Percjell Ibrahim ibn Ma’kil En-nesefi, nga Bukhariu se ai ka thënë:”Nuk kam regjistruar në këtë libër (sahihun) vetem se hadithe të sakta, dhe kam lënë t’sakta të tjera për shkak të mos zgjatjes së librit”.
Esamij men rawa anhum Muhamed ibn Ismail El bukhari fij xhamis- sahijh fq62-63, Mukad-dimetul kamil fij dufairr rrixhal 1/317, El Irshad fij ma’erifeti ulemail hadijth 3/962, Tarijkh bagdad 2/327, Tekjidul muhmel we temjizul mushkil 1/50

-transmetohet se Firabri ishte që thoshte:”E kanë dëgjuar sahihun e Bukhariut nëntëdhjetëmijë vetë, dhe sot s’ka ngelur kush tjetër vetëm se unë (Firabri)! Tarikh bagdad 2/328

-Nesaiu:
“Nuk ka midis këtyre librave libër më të mirë se sa libri (e sakta) e Muhamed ibn ismail El-Bukhari”.
Tarikh bagdad 2/327

-Ukajli:
“Dhe kur e perfundoi Bukhariu sahijhun ia tregoi ate Ibn Medinit, Ahmedit, dhe Jahja ibn Meinit dhe te tjerëve, që të gjithë e pëlqyen dhe dëshmuan për saktësinë e tijë përveç katër haditheve, tha Ukajli edhe për këto (katër hadithe) fjala e Bukhariut është e sakta”. Teglikut ta’lik 5/423

-Ismaili:
“Është gjykuar për saktësinë e librit të tij… “. Teglikut ta’lik 5/426

-Ebu ahmed elhakim:
“Allahu e mëshirofte imam Muhamed ibn ismail (Bukhariun), ai ishte që shkruajti bazat dhe ua sqaroi ato njerëzve, dhe çdo kush që shkruajti pas tij në të vertetë mori (përfitoi) nga libri i (sahijhu e sakta) tij!”.
El Irshad fij ma’erifeti ulemail hadith 3/962.

-Elkhat-tabi:
“Qëllimi i Bukhariut në këtë libër është përmendja e çdo hadithi të saktë qe transmetohet nga Pejgamberi sall-llahu alejhi ue sel-lem …. Derisa u shndërrua në një thesar për këtë fe e për diturin , arriti të jetë gjykues i umetit per dallimin e hadithit të saktë nga ai i dobëti… “.
A’lamul hadith 1/102

-Es-sixhzi:
“Kanë rënë dakord dijetarët se kush betohet për divorc se çka përmban libri i Bukhariut prej haditheve profetike se ato janë të gjitha të sakta dhe se Pejgamberi sall-llahu alejhi we sel-lem i ka thënë ato nuk ka dyshim për këtë, nuk do shkonte betimi i tij rrejshem dhe se gruaja e tije nuk ndahet”.
Mukad-dimetu ibnis salah fq:168

-Xhuwejni:
“Sikur të betohet një burrë për ndarjen e gruas së tij se çka kanë dy librat e Bukhariut dhe Muslimit janë fjala e pejgamberit sall-llahu alejhi we sel-lem, nuk do të shkonte betimi i tij rrejshem për shkak te Ixhmait (renjes dakord) te myslimanëve për saktësinë e tyre”. Sijanetu sahijhi Muslim fq:86

-Ibn salah:
“E gjithë ajo që Muslimi gjykoi për saktësinë e saj në librin e tij është e saktë pa dyshim… poshtu edhe ajo që Bukhariu gjykoi në librin e tij ështe e saktë, dhe kjo për shkak se umeti (populli musliman) i trashëgoi ata me një pranim të plotë”. Sijanetu sahijhi Muslim fq:85

-Newewi:
“Kanë rënë dakord dijetarët se librat më të saktë pas kuranit janë e sakta e bukhariut dhe pastaj e sakta e muslimit, i ka trasheguar umeti me një pranim të plotë”. Sherh muslim /1/14
Dhe thotë prap:
“Pozita e tij siç thonë dijetarët: Ai është libri i parë që u shkruajt për tubimin e haditheve të sakta, dhe kanë rënë dakord se libri më i saktë është e sakta e Bukhariut dhe pastaj e sakta e Muslimit, dhe se më i saktë është e sakta e bukhariut “.
Tehdhibul esmai wel-lugat 1/217

-Ibn tejmije:
“Nuk ka poshtë kupës së qiellit libër më të saktë pas kuranit se e sakta e Bukhariut”.
Iktidaus siratil mustekim 2/350, shiko dhe mexhmu’ul fetawa 18/74

-Dhehebiu:
“E sakta e tij është libri më i mirë i Islamit pas librit të Allahut (kuranit) “.Tarikhul islam 6/142

-Ibn kethiri:
“Kushti i saktësisë në librin e tij është më i forti se i cdo libri tjetër, nuk barazohet me atë askush “. Elbidaje wen -nihaje 14/534

-Ibn haxheri:
“Libri (sahihu) i Bukhariut eshte me i sakte se i Muslimit dhe me i dobishem”.
Teglikut ta’lik 5/424

Përgatiti: Behar Hyseni , Medine 2019