Si e ndryshoi burri sjelljen e keqe me gruan e tij

0
2634

Tregon shejkh Abdurrazzak el Bedr, Allahu e ruajtë dhe bëftë dobi me të:
“Përpara disa vitesh mbajta një predikim (khutbeh) rreth kërkimfaljes (istigfarit), dhe përmenda aty dobitë e tij…

Mbas katër apo pesë muajsh nga kjo khutbeh, më takon një djalosh nga banorët vendas dhe më thotë: Ju keni mbajtur një predikim rreth istigfarit përpara 4-5 muajsh. – I them: Po.

Më thotë: Duhet të të tregoj diçka që ka ndodhur me mua. U martova me një grua dhe jetova me të afro 9 vjet, por nuk patëm asnjë fëmi. Unë e përjetoja shumë keq dhe e qortoja gruan, ia hidhja fajin asaj. Mëngjesin e asaj xhumaje, u zumë shumë keq, aq sa i thashë: ‘Nuk mund ta vazhdoj më jetën me ty, unë dua fëmijë, do të ndahemi.’ Dhe i fola fjalë shumë të rënda. – Dhe dola nga shtëpia gjithë zemërim. Shkova te një xhami, por deshi Allahu e nuk qëndrova në të. Dola dhe shkova në një xhami tjetër, por as aty s’qëndrova, derisa më solli Allahu tek ti. Dhe u fala në xhaminë tënde. Aty dëgjova khutben për istigfarin, dhe ajo khutbeh më ndikoi shumë. Pas namazit shkoj në shtëpi dhe i them gruas: Çdo gjë që të kam thënë më parë nuk ka rëndësi, mos ua vër veshin atyre që kemi thënë, vetëm shtoje istigfarin. – E tani o shejkh kam ardhur të të njoftoj se ajo është shtatzënë…!

Pastaj shton shejkhu: Tekstet fetare që kanë ardhur për istigfarin janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e tij, por prej këtyre historive përfitojmë.

Istigfari ka një ndikim të mahnitshëm tek njeriu, prandaj sa herë të keni vështirësi shtojeni istigfarin.

Ngushtimi vjen për shkak të mangësive të tua dhe istigfari i lehtëson vështirësitë, i hap portat e furnizimit, e lehtëson arritjen e pasardhësve, dhe të çështjeve të jetesës, atij që kërkon punë… etj.

Emin Bilali