Pyetje: Kush është Suneti që transmetohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur burri futet (afrohet) te bashkëshortja e tij?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Prej Sunetit është që ai të vendosë dorën e tij tek balli (baluket) i saj, pra baluket e gruas, dhe të thotë: “Allahumme inni eseluke khajrahe ue khajra ma xhebeltehë alejhi ue eudhu bike min sherrihë ue sherri më xhebeltehë alejhi”.
Porse mos ta ngrejë zërin kur ta thotë këtë, sepse nëse ai e thotë me zë të lartë ndoshta gruaja largohet (trembet) prej tij. Por ta vendosë dorën e tij mbi kokën e saj p.sh. sikur dëshiron ta puthë atë dhe ta thotë këtë lutje. Kjo është ajo që unë di nga i Dërguari i Allahut sal-lAlalhu alejhi ue sel-lem në lidhje me këtë.
Po ashtu kur dëshiron të ketë marrëdhënie me të ai (në fillim) të bëjë një paralojë, e ta puth dhe ledhatojë atë derisa të arrijë kënaqësinë.
Së treti: Kur të kryej marrëdhënie le të thotë: “Bismilah, Allahumme xhennibnë esh-shejtane ue xhennibish-shejtana më razektenë – Me emrin e Allahut. O Zoti im, largoje shejtanin prej nesh dhe prej atij që do të dhurosh (furnizosh).”
Nëse ai e thotë këtë dua dhe Allahu ka caktuar që të kenë fëmijë, atëherë shejtani kurrë nuk do të mund ta dëmtojë atë.
Shkeputur nga nje prej audiokasetave te Shejh Uthejmin
Perktheu Unejs Sheme