Ne Kur’an, Zoti na porosit: “Jetoni e silluni mire me to”(En-Nisa: 19)
Sipas dijetareve te sillesh mire me gruan dhe t’i durosh sjelljet e saj.Ashtu si sillej profeti alejhi selam me gruan e tij.
Eshte pjese e natyres se gruas qe te nevrikoset dhe te zemerohet shpejt, prandaj Zoti ju keshillon te jeni te durueshem dhe te tregoheni te matur me to.
Pejgamberi alejhi selam: “Silluni mire me grate, sepse gruaja eshte krijuar nga brinja dhe pjesa me e shtrember e brinjes eshet pjesa e siperme e saj, qe nese shkon ta drejtosh, e thyen, dhe nese e le ashtu, do te vazhdoje te jete e shtrember, prandaj silluni mire me to!” [Buhariu dhe Muslimi].
Nese vazhdon ta poshterosh, ta demaskosh dhe ta ofendosh gruan harroje sevapet dhe te veprave te mira, ti nuk je i devotshem.
Ne momentet e fundit te jetes se tij, ne ato caste kur po ndahej nga kjo bote, profeti Muhammed alejhi ve selam gjente kohe qe t’i keshillonte pasuesit e tij qe
sillesh mire me bashkeshorten.
Ai u tha muslimaneve: “Po u le amanet qe te silleni mire me grate tuaja.
Kini frike Zotin ne komunikimin me te. ”Tregues i devotshmerise tende eshte qe ta respektosh amanetin dhe porosine e Profetit alejhi selam.
Per te mesuar burrin se si te sillet mire me gruan e tij, e cila eshte delikate ne natyren e saj, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i miri me gruan e tij, e une jam me i miri prej jush me gruan time.” [Hadith i sakte. Es Sahiha, 285].
Kur Aliu do te vinte kurore me Fatimen, vajzen e profetit Muhammed alejhi selam, ky i fundit i tha: “O Ali! Une po ta jap vajzen time, me kusht qe ta trajtosh mire.”
Dije se ne castin qe martohesh me nje vajze, Profeti alejhi selam te porosit qe te sillesh mire me te.
Pra, gruaja jote eshte ajo qe do te testoje devotshmerine.
Zoti thote ne Kur’an: “Ne qofte se ato nuk ju pelqejne aq shume, (duroni!) sepse eshte e mundur qe juve te mos ju pelqeje dicka, por qe Al]-llahu ne ate do t’ju sjelle shume te mira. ” (En-Nisa: 19)
Ajo bashkeshorte e cila nuk te pelqen momentalisht, po te manifestosh durim dhe maturi, do te jete shkak i te mirave te Zotit.
Ndaj sillu mire me bashkeshorten tende ashtu si do duash ti qe dhendri te sillet mire me vazjen tende.
©xhamiambret.com