Si duhet te sillet burri me bashkeshorten e tij

0
788

Të sillet mirë me të

Ndër obligimet e bashkëshortit ndaj gruas është që burri duhet të sillet me të me sjelljet më të mira, dhe që të mirat e tij të jenë të dukshme.

Kjo sepse disa njerëz kanë sjelljet më të mira në treg, me miq a me të gjithë njerëzit, të mirat e tyre ndaj të tjerëve janë të dukshme, mirëpo kur hyn në shtëpi shfaqet si një luan kur vërsulet, nuk i shihet ndonjë e mirë, por duket i zemëruar duke sharë, nuk i dëgjohet zë i mirë, as fjalë e bukur. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

Besimtarët me besimin më të plotë janë ata të cilët kanë sjelljet më të mira. Më i miri ndër ju është ai i cili është më i miri me familjen e tij!” Tirmidhiu (1162), Ahmedi (250/2), saktëson shejh Albani në librin “Sahihah” (284).

O rob i Allahut, nuk ka të mira në ty nëse ti mendon se u dihmon shokëve, ndërsa nuk je i mirë me familjen tënde. Nëse ke të mira ndaj familjes, e këtë e bashkon edhe me të mirat ndaj të tjerëve, atëherë përgëzohu, sepse i Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

Më i miri ndër ju është ai i cili është më i miri me familjen e tij, e ndërsa unë jam më i miri ndër ju me familjen time.” Darimiu (2260/2), Tirmidhiu (3895), Ibnu Hibban (4177/9), saktëson shejh Albani në librin “Sahiha”, (285)

Shkeputur nga libri DETYRAT MES BASHKËSHORTËVE
Dr. Sulejman Ruhejli

Përktheu:Jeton Bozhlani