Si duhet të shpëtojë nga gjynahet e shumta

Një njeri bëri një gjynah të cilin e kujton vazhdimisht, në çdo orë, derisa gjendja e tij shpirtërore u rëndua dhe jeta iu errësua. Me çfarë e këshilloni njeriun e tillë?

Përgjigjja: I them atij; mos e humb shpresën nga mëshira e Allahut, sepse Allahu e pranon pendimin e të devotshmëve. Nëse pendohesh, ndjen keqardhje për gjynahun dhe e përmisove bindjen tënde ndaj Zotit, atëherë Allahu do të ta pranojë ty pendimin, sado të mëdha qofshin gjynahet e tua. A nuk e di se pendimi nga kufri (mohimi) është i pranuar dhe se pendimi e fshin çdo gjynah të mëparshëm!

Kujdes mos u bëj nga shpresëhumburit dhe pesimistët, sepse kjo është gjendje e përçmuar!
Vepra e mirë e fton njeriun në një tjetër vepër të mirë dhe devotshmëria në devotshmëri, po ashtu edhe gjynahu e fton njeriun në një tjetër gjynah, nëse nuk pendohet tek Allahu dhe kërkon falje prej Tij.
Allahu ju ruajtë dhe ju dhëntë sukses!

Shejh Muhamed bin Umer Ba’zmul

Read Previous

Dobitë që përfiton nga përdorimi i misvakut

Read Next

A ma ka pranuar Zoti agjerimin e muajit te Ramazanit?