Si duhet të ndryshoj muslimani !
Nuk mund të ndryshosh fizionominë dhe trupin tënd ,
që të bëhesh më i bukur në sytë e njerëzve,
por,mund të zbukurosh moralin dhe edukatën tënde,
që të bëhesh më i bukuri në sytë e njerëzve.
bëhu i drejtë, i sinqertë, i edukuar, i moralshëm, i durueshëm që të
jesh më i bukuri i njerëzve.
Transmeton Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Allahu nuk shikon fizionominë dhe trupin tuaj, por Ai shikon zemrat dhe veprat e juaja.” (trans Muslimi)