Si duhet ta kënaq burri gruan e tij?

0
2321

“Është detyrë për burrin që ta ruajë nderin e gruas së vet.

Prandaj tregohuni të vëmendshëm!

Thonë: Prej shkaqeve më të mëdha të urrejtjes së gruas ndaj burrit, urrejtje e cila mbetet e fshehur në brendësi, është kur burri e arrin kënaqësinë e tij prej saj dhe pastaj e lë pas dore atë, nuk e kënaq atë.

Kjo është një nga shkaqet më të mëdha të urrejtjes së gruas ndaj burrit.

Pra, burri arrin kënaqësinë e tij, pastaj e harron gruan e tij dhe nuk pyet se a e arriti ajo kënaqësinë e saj prej tij apo jo.

Ndaj kjo është një çështje shumë delikate dhe shumë e ndjeshme, për të cilën burri duhet të tregojë vëmendje të madhe.

Është detyrë për burrin që ta ruajë nderin e tij duke e frenuar dhe përmbajtur veten prej të ndalua.

Është detyrë për të që ta ruajë nderin e gruas së tij duke ngopur dëshirën e saj natyrore, me atë mënyrë që e ka lejuar Allahu i Lartësuar.”

Shejkh Mesh’hur Hasan.
Përktheu Emin Bilali.