Si do te jete tregu i xhenetit

0
1238

Nga Enes transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Vërtet, në Xhenet ka një treg në të cilin njeriu do të vijë çdo të premte/xhuma (në të është një kodër/dunë misku).

Do fryjë një er veriu, e cila do të hedhë miskun fytyrave dhe rrobave të tyre, gjë që do t’ua shtojë mirësinë dhe bukurinë. Ata do të kthehen te familjet e tyre me mirësi dhe bukuri të shtuar dhe familjet e tyre do t’u thonë: ‘Pasha Allahun!, vërtet ju është shtuar mirësia dhe bukuria ndërsa nuk ishit këtu’, dhe ai do të thotë: ‘Edhe ju, pasha Allahun, ju është shtuar mirësia dhe bukuria ndërsa nuk isha këtu’”. (Nr. 3471)

Silsileh Ahadîth es-Sahîhah
Muhadith, shejh, alameh Muhammad Nasiruddîn el-Albani