Shtylla e namazit qe namazi te jete i sakte

KTHIMI DREJT QABESË (KIBLES)

1- Muslimani kur të ngrihesh për të falur namaz, qoftë ai i obligueshëm apo vullnetar, kthehu në drejtim të Qabesë, kudo që gjendesh.

Kthimi drejt Qabesë është shtyllë prej shtyllave të namazit, pa të cilën ai nuk është i vlefshëm.

2- Kthimi drejt Qabesë bie

-nga luftëtari, në namazin e frikës,

-nga ai që s’ka mundësi të kthehet drejt saj, si: i sëmuri, apo ai që është në anije, apo në veturë, apo në aeroplan, nëse frikohet se do të dalë koha e namazit.

-nga ai që fal namaz vullnetar apo vitrin dhe është duke udhëtuar mbi kafshë apo diçka tjetër. Mirëpo, është e pëlqyeshme për të – nëse mundet – të drejtohet me të (kafshën/mjetin e udhëtimit) drejt Qabesë kur ta marrë tekbirin fillestar, pastaj udhëton me të andej për nga është nisur.

3 – Për këdo që e sheh Qabenë, është detyrë që të kthehet drejt saj (objektit), ndërsa ai që nuk e sheh atë kthehet në drejtim të saj.

Shkeputur nga libri “Forma e namazit”
MUHAMED NASIRUDDIN EL-ALBANIJ

Read Previous

Behu i drejte me familjen tende

Read Next

Para se te dalesh nga shtepia duhet te pastrosh nietin tend