Shtimi i përmendjes së Allahut

0
646

Shtimi i përmendjes së Allahut

Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar besimtarët që të shtojnë dhikrin, në çdo gjendje, në këmbë, ulur, shtrirë, gjatë natës e ditës, në tokë e det, kur janë në udhëtim apo vendas, në pasuri e varfëri, në shëndet e sëmundje, vetëm apo me të tjerët. Dhe na ka treguar se kjo gjë sjell shpërblime të shumta dhe përfundim të mirë.

Në suren Ahzab Allahu thotë: “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!” Pastaj tregon shpërblimet nga kjo dhe thotë: “Është Ai që ju bekon (dërgon salavate për ju), ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve. Përshëndetja e tyre, kur ta takojnë Atë, është “Paqe”. Ai u ka përgatitur atyre shpërblim bujar. ” Ajetet 41-44.

Ibn Abbasi në komentimin e këtij ajeti thotë: “Kur ju e shtoni përmendjen e Allahut, Vetë Ai dhe engjëjt e Tij do të dërgojnë salavate për ju.” Me dërgimin e salavateve nga Allahu për ata që e përmendin Allahun, është për qëllim se Ai i lavdëron ata tek engjëjt. Ndërsa, me dërgimin e salavateve nga engjëjt për ta, do të thotë se engjëjt luten dhe kërkojnë falje për ta tek Allahu.

Bazuar në librin “Fikh el ed’ijeh uel edhkar” të shejkh AbduRrezak el Bedër