U pyet Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!):
Çfarë është më i rëndë se qielli?
Çfarë është më gjerë se Toka?
Çfarë është më i pasur se deti?
Çfarë është më i fortë se guri?
Çfarë është më i ftohtë se acari?
Çfarë është më i hidhur se helmi?
Ai tha: “Shpifja ndaj femrave të pafajshme është më e rëndë sesa qielli; e vërteta është me e gjerë sesa toka; zemra e kënaqur është më e pasur sesa deti; zemra e munafikut (hipokriti) është më e fortë sesa guri; sundimtari i padrejtë është më i nxehtë sesa zjarri; nevoja ndaj mosmirënjohësit është me e ftohtë sesa acari; durimi është më i hidhur sesa helmi.”
Këto thënie të ndritshme nga drita e besimit përfshijnë urtësi të lavdishme dhe dobi të çmuara, përmbajnë përfitim universal dhe ilaç për çdo të sëmurë.
“Ai ia dhuron urtësinë atij që do; e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe. Përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush.”