Shperblimi i madh qe ka perkujdesja ndaj vajzave

0
232

Edukimi dhe përkujdesja e vajzave ka shpërblim shumë të madh!

Dhe bërja dallim në përkujdesje, në dashuri, në afrimitet, në edukim, midis djemve dhe vajzave, duke i dhënë më shumë rëndësi djemve se sa vajzave, është padrejtësi dhe prej punëve të injorancës!

Për këtë kanë ardhur shumë hadithe që tregojnë specifikisht(pa përmendur djemtë) shpërblimin e madh që ka edukimi, rritja, dhe përkujdesja ndaj vajzave!

Ibn Muflih thotë:” Kërkohet të durosh në edukimin e vajzave, dhe të jesh bamirës ndaj tyre, dhe mos ti jepet përparësi meshkujve, pa pasur një shkak sheriatik që i specifikon ata!”

Adabush Sher’ijeh, 1/480.
Dr. Junuz Telezi