Shkëndija Kuranore
Allahu thotë në Kuran: {O njerëz! Ju jeni të varfër tek Allahu, (nevojtarë për çdo gjë). E, Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe është i denjë për falenderim}. Sure Fatir: 15.
“O njerëz”.
Kjo shprehje me të cilën fillon ky ajet Kuranor, tregon se Allahu i drejtohet njerëzimit mbarë, të madhit e të voglit, të varfërit dhe të pasurit, njeriut të thjeshtë dhe atij me pozitë.
“Ju jeni të varfër tek Allahu, (nevojtarë për çdo gjë)”.
Të gjithë ju o njerëz, pa përjashtim keni nevojë për Allahun.
Ju keni nevojë për Allahun që të egzistoni. Ai e zgjedh kohën, vendin, prindërit dhe shoqërinë në të cilën ti, unë dhe të gjithë ne do të egzistojmë.
“Dhe, Zoti yt krijon ç’të dojë dhe Ai zgjedh”. Sure Kasas: 68.
Dhe ajo që Zoti ka zgjedhur për ty është përsosmëri.
Mos thuaj gjendja ime është e mjerë, vendi im është i varfër, shoqëria ku unë jam është në skamje. Pikërisht Allahu të ka zgjedhur të jesh në këtë kohë, situatë, vend dhe shoqëri që nëpërmjet vështirësisë dhe mjerimit të arrishë përsosmërinë, dhe që me lejen, ndihmën dhe mbështetjen në Zot, të sfidosh çdo rrethanë e vështirësi.
Ndaj çdo njëri prej nesh duhet të meditoj rreth këtij realiteti dhe të besoj se pikërisht këtu fshihet përsosmëria.
Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se dhurata më e madhe është egzistenca jonë pasi nuk egzistonim.
“O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar? Ai të krijoi ty dh bëri që ta kesh (në formë) të harmonizuar tërë organizmin”. Infitar: 5-6.
Por që fatkeqësisht shumë njerëz vlerën e kësaj mirësije nuk do ta kuptojnë vetëm se në ditën e Kijametit, atëherë kur t’i zbulohet e vërteta dhe kur mizorët dhe jobesimtarët të thonë: “Atëherë, fajtori, dëshiron të paguajë dënimin e asaj Dite me djemtë e vet, me gruan e vet dhe vëllain e vet, dhe me farefisin e tij të ngushtë, si dhe me të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës – vetëm për të shpëtuar”. Mearixh: 11-14.
“Ju jeni të varfër tek Allahu, (nevojtarë për çdo gjë)”.
Të gjitë jemi nevojtarë për Allahun, ndërsa Allahu ska nevojë për askënd prej nesh, pra Ai nuk na krijoi për të plotësuar apo arritur e përmbushur nevojat e Tij, i Lartësuar është Allahu, ne kemi nevojë për të, ndërsa Ai ska nevojë për askënd.
Ai na ka dhuruar gjithçka, por shum pak janë falenderues. “Thuaj: “Ai është që ju ka krijur dhe u ka dhënë të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrat (mendjen), kurse ju pak falenderoni!” Mulk: 23.
“Ne ju kemi vendosur në tokë dhe, në të, ju kemi dhënë çka ju nevojitet për gjallëri. – E sa pak falënderoheni!” Araf: 10.
“Ne, me të vërtetë, i kemi nderuar bijt e Ademit: u kemi bërë të mundshme të udhëtojnë në tokë dhe në det, duke i furnizuar me ushqime të shijshme, dhe u kemi dhënë përparësi të madhe ndaj shumicës nga ato që i kemi krijuar”. Isra: 70.
Bledar Tefik Haxhiu