Shejh Albani, shejh Ibën Bazi dhe shejh Ibën Uthejmini (Allahu i mëshiroftë)
Ishte kohë haxhi, dhe ishte viti i fundit në të cilin e kryente haxhin shejh Albani (Allahu e mëshiroftë)
Shejh ibën Bazi ishte prijës i ndejës.
Pyetjet e parashtruara i pranonte shejh Ibën Bazi, dhe, nëse pyetja ishte në lëminë e Fikhut, ia kalonte për përgjigjie shejh Uthejminit, nëse ishte në lëminë e Hadithit ia kalonte shejh Albanit, ndërsa nëse ishte në shkencën e Akides përgjigjej vetë shejh ibën Bazi.
Erdhi koha e namazit të drekës dhe të gjithë me kureshtje po presim se kush nga ata do të jetë prijës i namazit.
Paprimtas, shejh Ibën Bazi iu drejtua shejh Albanit:
Ebu Abdurrahman, urdhëro dhe na e fal namazin, ti je imami ynë.
Jo jo, ti je shejhu ynë, ia ktheu shejh Albani
Sa i përket Kuranit, të gjithë jemi të barabartë (hafizë të tij), mirëpo në hadithin e të Dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) ti je më i dituri nga ne, urdhëro na e fal namazin o ebu Abdurrahman, ia ktheu ibën Bazi
Atëherë, shejh Albani pregatitet për të fal namazin, dhe para se të filloi i drejtohet shejh Bin Bazit me fjalët:
O shejhu ynë!
A ta fal namazin ashtu si e ka falur i Dërguari i Allahut apo ta lehtësoj?
Fale atë siç e ka falur i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem), o shejh, na mëso se si ka qenë namazi i të Dërguarit të Allahut, tha bin Bazi.
Shiko këtë edukatë?!
Ibën Bazi i thotë imam Albanit:
Ti je imami ynë
Shejh Albani i përgjigjet:
Jo jo, ti je shejhu ynë
Vazhdon ibën Bazi:
Na mëso, o shejh!
Kjo është edukata e dijetarëve!
Ky është morali i tyre!
Sa e madhe është nevoja jonë që t’i marrim për shembull këta kolosë të umetit, dhe të ecim rrugës së tyre, në moral, edukatë, modesti!
#Nga dijetarët e mëdhenjë mësojmë:
Edukatën, moralin, modestinë, fenë.
Allahu im!
Derdh mëshirë mbi ta dhe të gjithë pasuesit e tyre!
Amin
Përshtati:
S. Mehani