Shfrytëzojeni rininë tuaj për të marrë sa më shumë dituri

0
420

Zejd ibn Ebi Ez- Zerka tregon: “Doli Sufjan Eth-Theurij nderkohe qe ne ishim duke e pritur te dera dhe na tha:“O ju te rinj! Ngutuni ta arrini bereqetin e kesaj dije, sepse ju nuk e dini, ndoshta nuk mund te arrini ate pjese te saj qe e shpresoni. Po ashtu, sillni dobi njeri-tjetrit.
Transmeton Ebu Nu’ajm ne librin e tij “Hiljetu El-Evlija” (6/370).

Shpjegim
Qellimi i fjaleve te tij “ngutuni ta arrini bereqetin e kesaj dije” eshte: shfrytezojeni rinine tuaj per te arritur dije, sepse kur njeriu moshohet nuk posedon me gjalleri, memorie dhe aftesi per te mbajtur mend dhe per ta perseritur dijen ashtu sikur qe ishte i ri.

Shtoja kesaj edhe faktin se njeriu (pas rinise) ngarkohet me pergjegjesi te shumta, me pune te ndryshme, me angazhime dhe kerkim te dobive, nderkohe qe i riu nuk eshte i ngarkuar me asnjeren nga keto gjera. Po ashtu duhet te dihet se faza e rinise kalon shume shpejt, sic thote imam Ahmedi: “Nuk kam gjetur shembull qe e pershkruan rinine me mire sesa difka qe e kisha ne menge dore epastaj ra ne toke.

“sepse ju nuk e dini, ndoshta nuk mund te arrini ate pjese te saj qe e shpresoni”, domethene: ka mundesi qe i riu shpreson te arrije dije te madhe, te mesoje shume permendesh e te lexoje libra te ndryshem dhe gjera tjera qe zakonisht i shpreson i riu, mirepo nuk i arrin.

Megjithate, nese ai e lufton veten, kerkon ndihmen e Allahut dhe
perpiqet shume qe ta shfrytezoje fazen e rinise, atehere me lejen e Allahut, do te arrije miresi te shumta. Allahu thote: “Ata te cilet luftuan (u munduan) per hir Tonin, Ne me siguri qe do t’i udhezojme rrugeve Tona. Me te vertete, Allahu eshte me bamiresit.” (El-Ankebut, 69).

“sillni dobi njeri-tjetrit”- ka nxitje per te rinjte qe takimet mes tyre t’i shfrytezojne ne dobi ndaj njeri-tjetrit dhe duke perseritur dijen sipas menyres me te mire.

Dr. AbduRrezzak ibn AbdulMuhsin El BEDR
Petrit Perçuku