Nga Malik ibn Dinari percillet te kete thene: “Me te vertete miresia
eshte ne rini.”
Transmeton El-Hatib El-Bagdadij ne “El-Xham’iu li Ahlaki Er-Raui ue Adab Es-Sami’i”, nr. 673.
Shpjegim
Kjo porosi e Malik ibn Dinarit (Allahu e meshirofte) eshte nje verejtje madheshtore lidhur me rendesine e kesaj periudhe te jetes. Ai po keshillon qe nese i riu do ta shfrytezoje rinine e tij ashtu sic duhet, do te arrije miresi te shumta. Pastaj, ajo qe ka vepruar gjate rinise do te jete per te si shtylle, bosht dhe themel i forte, deri ne vdekje, ngaqe me kete i sjell dobi vetes dhe te tjereve. E nese nuk di ta shfrytezoje ashtu sic duhet, do t’ia humbase vetes miresine e kesaj periudhe dhe bekimin e saj.
Nese tek i riu mblidhen fuqia e rinise, koha e lire dhe pasuria e bollshme, atehere keto e shkaterrojne ate. Sic thote njeri nga poetet:
Vertet, rinia, koha e lire dhe pasuria,
e demtojne se tepermi njeriun.
Nese ketyre te triave iu bashkengjitet edhe gjeja e katert: fitnet/sprovat e epsheve dhe dyshimeve te shumta, afersia e tyre tek i riu dhe rruget e shumta per te rene ne to, atehere kjo eshte prej shkaterruesve me te medha te tij, nepermjet te ciles ai e demton se tepermi periudhen e rinise dhe ia humbet vetes miresine e bereqetin e saj.
Kjo fjale e Malik ibn Dinarit terheq verejtjen lidhur me bereqetin e madh dhe miresite e shumta gjate kesaj periudhe te jetes- nese Allahu i jep sukses te riut dhe e ndihmon qe ta shfrytezoje ate ne gjera me te cilat Ai eshte i kenaqur.
Dr. AbduRrezzak ibn AbdulMuhsin El BEDR
Petrit Perçuku