Shenjat e dashurisë ndaj Allahut

0
169

Shenjat e dashurisë ndaj Allahut 《Durimi, në adhurime e në sprova》

Allahu thotë: “…dhe për hir të Zotit tënd, duro”. Mudethir 7.

Kur njeriu tregohet i durueshëm, kjo është prej niveleve më të forta përmes të cilave arrihet dashuria ndaj Allahut. Shumë njerëz kur sprohohen humbin durimin. Vetëm durimtarët qëndrojnë para sprovave e fatkeqësive.

Një dijetar ka thënë: “Ai që e do Allahun, nuk i konsideron sprovat e fatkeqësitë që e godasin një gjë e keqe që po i ndodhin. Atij që e do Allahun, nuk i sheh të rënda detyrimet e obligimet me të cilat e ka obliguar Allahu.”

Hoxhë Lulzim Perçuku