Sekretet e sinqeritetit

0
2298

Rëndësia e sinqeritetit për Allahun e Madhëruar.

‘’Sinqeriteti është një sekret mes Allahut dhe robit, që nuk e di atë asnjë engjëll që ta shkruaj, as ndonjë shejtan që ta prishë, e as tekat dhe epshet që ta përlyejnë dhe ta devijojnë’’ Xhunejdi (Allahu e mëshiroftë!)

Sehlin e kanë pyetur: ‘’Cila gjë është më e vështira për nefsin (egon personale)?
Tha: Sinqeriteti, sepse vetja dhe egoja nuk kanë aspak pjesë në të!

‘’Kur njeriu është i sinqertë, i largohen atij vesveset dhe syfaqësia’’
Ebu Sulejman ed-Daranij (Allahu e mëshiroftë!)

‘’Sinqeriteti i vërtetë është që të mos kërkosh për punën tënde dëshmitar veç Allahut, e as shpërblyes veç Tij’’

‘’Më e rralla dhe më e shtrenjta gjë e dynjasë është sinqeriteti. Sa shumë që përpiqem për ta larguar syfaqësinë nga zemra ime, e ajo mbin dhe shfaqet në një formë dhe ngjyrë tjetër’’ Jusuf bin Husejn (Allahu e mëshiroftë!)

‘’Nuk ka njeri që pastron nijetin dhe është i sinqertë për dyzetë ditë rresht, veçse do ti burojë urtësia prej zemrës në gjuhën e tij’’ Mekhuli (Allahu e mëshiroftë!)

Libri Medarixhus Salikijn 2/92 i Imam Ibnul Kajimit (Allahu e mëshiroftë!).
Mirandi Shehaj