Sa herë që behesh pesimist dhe shtrëngohet rrisku përkujto këto fjalë

0
1713

Nëse të ngushtohet dynjaja dhe rrisku në të, mos u dëshpëro e as mos u bëj pesimist, por kujtoje fjalën e Profetit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) që thotë:

“Nëse Allahu i Madhëruar e do robin e Tij, e mbron atë nga kjo bote, ashtu si ju e mbroni të sëmurin tuaj nga ngrënia e pirja e ushqimeve të cilat e dëmtojnë, nga frika që keni për shëndetin e tij.” Sahih.

Sa qetësuese është kjo për robin, kur e di që Allahu e mbron atë nga dynjaja që mund të jetë shkatërruese për të. Allahu i Madhëruar e di më mirë se çfarë është më e dobishme për robin. Ndoshta dikush me pasuri devijon, e ndoshta dikush me varfëri devijon, prandaj Allahu e di më mirë dhe i jep robit aq sa të mos jetë shkatërruese për të.

Mirandi Shehaj