Sa here kur punon thuaji keto 2 fjale

0
107

Hasan el Basri Allahu e mëshiroftë, dëgjoi një njeri që punonte duke përsëritur shpesh fjalët:

Elhamdulilah-falenderojë Allahun / Estagfirullah-kërkoj falje tek Allahut
I tha atij:

A nuk di nga dhikret (lutjet, përmendje të Allahut) vetëm këto dy?

Iu përgjigje:

Unë kamë mësuar përmendesh dhe di gjysmën e Kuranit, mirëpo

shikova në vetën time dhe e gjeta mes dy gjendjeve:

1. Mirësisë që obligohem të falënderojë Allahun,

2. Mëkatit që obligohem të kërkojë falje tek Allahu

Falënderojë Allahun për mirësitë që më dha, kërkojë falje tek Allahu për mëkatet që bëra Allahume amin.

(përshtati)
Unejs MURATI