Ruaju padrejtësisë pasi ajo është e mallkuar!

0
1523

O ti i padrejtë!
Nëse fuqia dhe autoriteti të shtyjnë të jesh i padrejtë kujto fuqinë e Zotit kundrejt teje! Kujto si i ndëshkoi Zoti ata që krekoseshin me fuqinë e tyre (popullin Ad të Profetit Hud)!
O ti i padrejtë!
Nëse tenton t’i shtypësh njerëzit me anë të pasurisë që zotëron, kujto çfarë veproi Zoti me Karunin.
O ti i padrejtë!
Nëse tenton t’i shtypësh njerëzit me anë të postit që zotëron, kujto çfarë veproi Zoti me Faraonin dhe Hamanin!
O ti i padrejtë!
Ruaju padrejtësisë pasi Zoti nuk e do atë! Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë: “Allahu nuk i do punëmbrapshtët.” Surja “Ali Imran”, ajeti 57.
O ti i padrejtë!
Ruaju padrejtësisë pasi ajo është e mallkuar! Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët.” Surja “Hud”, ajeti. 18.
“Pasqyrimi i historive kuranore; mësime, këshilla dhe dobi.”

Shejh Ebu Islam (Allahu e mëshiroftë!)
Unejs Sheme