Ruaje zemrën tënde

0
282

Imam Ahmedi percjelle nga Enes bin Maliku se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “Besimi i njeriut nuk mund te jete i qendrueshem derisa te behet e qendrueshme zemra e tij.”

Pra, origjina e qendrueshmerise eshte ne zemer, andaj, kur zemra permiresohet e behet e qendrueshme, ndiqet edhe nga trupi.

Iben Rexhebi (Allahu e meshirofte) shkruan: “Origjina e qendrueshmerise eshte ne qendrimin e patundur te zemres ne teuhid. Ashtu sic e komentuan Ebu Bekri dhe te tjeret ajetin: ”Pa dyshim, ata qe thone: “Zoti yne eshte Allahu!” dhe pastaj qendrojne ne rrugen e drejte…” duke thene se ”ata nuk i drejtohen dikujt tjeter perve^ Allahut.”

Andaj, kur zemra te qendroje e paluhatshme ne njohjen e Allahut, ne frike ndaj Tij, ne madherim te Tij, ne dashuri ndaj Tij, ne deshirim per Te, ne shprese ne Te, ne lutje drejtuar Atij, ne mbeshtetje ne Te dhe ne shmangie nga cdo gje tjeter pervec Tij, edhe gjymtyret do te jene te qendrueshme ne bindje ndaj Allahut. Zemra eshte mbreti i gjymtyreve, ndersa ato jane ushtaret e saj, andaj, nese mbreti eshte i qendrueshem, edhe ushtaret dhe populli do te jene te tille.”

Ne dy Sahihet percillet se Numan bin Beshiri (radijallahu anhu) e ka degjuar Profetin (salallahu alejhi ue selem) duke thene: “Vertet, ne trup eshte nje cope mishi, e cila nese eshte e shendoshe, edhe trupi ne teresi do te jete shendosh. E nese ajo prishet, edhe trupi ne teresi do prishet. Vini re!Ajo (cope mishi) eshte zemra.”

Iben Kajimi (Allahu e meshirofte) ne hyrjen e librit te tij “Igathetul-lehfan min mesaidish-shejtan” shkruan: “Zemra ne raport me gjymtyret eshte si nje mbret qe komandon ushtaret, te cilet nuk dalin jashte urdhrave te tij dhe te cilet i perdor si te doje. Te gjithe jane nen roberine dhe detyrimin/shtrengimin e tij; nga ai e marrin qendresen e thyerjen. Ate e ndjekin si ne vendimet qe i ekzekuton po ashtu edhe ne ato qe terhiqet prej tyre.

Profeti (salallahu alejhi ue selem) thote: “Vertet, ne trup eshte nje cope mishi, e cila nese eshte e shendoshe, edhe trupi ne teresi do te jete shendosh. Vini re! Ajo (cope mishi) eshte zemra.” Keshtu, zemra eshte mbreti i gjymtyreve, nderkaq gjymtyret ekzekutojne urdhrin e saj dhe pranojne dhuraten qe vjen nga ajo. Asnje veper e tyre nuk eshte e drejte nese nuk rrjedh nga qellimi dhe nijeti i saj. Nderkohe qe ajo eshte pergjegjese per to (gjymtyret).”

Per kete arsye Allahu i Lartesuar thote:
”Ne Diten, kur askujt nuk do t’i beje dobi as pasuria, as fiemijet, perveg atij qe vjen me zemer te paster tek Allahu!” (Esh-Shu’ara, 88-89).
Gjithashtu prej lutjeve te Profetit tone (salallahu alejhi ue selem) ishte: ”O Allah, kerkojprej Teje %emer te paster!”

Dr. AbduRrezzak ibn Abdulmuhsin El BEDR
Perktheu nga gjuha arabe:
Petrit Percuku