Rëndësia e një buzëqeshjeje.

0
481

Rëndësia e një buzëqeshjeje.

Ebu Dherri thotë: Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – më tha: “Kurrsesi mos të të duket e parëndësishme asnjë e mirë (përkundrazi, çdo e mirë është e rëndësishme) qoftë edhe ta takosh vëllanë tënd me fytyrë të çelur” (Muslim: 2626)

Është e rëndësishme sepse fytyra e vrenjtur nuk është mirëseardhje, ndërsa fytyra e çelur është mikpritje dhe fut gëzim në zemrën e vëllait tënd, kur vjen apo e takon. Pra për tjetrin mund të marrë rëndësi të madhe, mund tja lumturojë ditën.

Dhe mbi të gjitha është e rëndësishme për ty, sepse pikërisht ajo e mirë që ti e nënçmove, nuk ia dite vlerën në dynja, do tja mësosh vlerën në botën tjetër, kur pikërisht ajo e mirë do të të shpëtojë nga Zjarri dhe do të të fusë në Xhennet përjetësisht!

Dhe ajo është moral profetësh: Thotë njëri prej sahabëve: “Nuk më ka takuar ndonjëherë Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – veçse më ka buzëqeshur.” Po, ashtu ishte ai, dhe i dilte nga shpirti ajo buzëqeshje, e pasforcuar, e natyrshme, humane, buzëqeshje që buronte nga një zemër që ja donte të mirën gjithë njerëzimit. Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin gjithmonë mbi ty o Profet fisnik.

Emin Bilali