Rëndësia e formimit të familjes dhe ngrohtësia e saj

0
897

Rëndësia e formimit të familjes dhe ngrohtësia e saj në shtëpinë e të martuarve

Ajo që i intereson më tepër njeriut apo bashkësisë është krijimi i familjes dhe përqendrimi i saj në të vërtetën, ngase Allahu i Madhëruar me urtësinë e Tij bëri që nga njerëzit të krijojë femra dhe meshkuj, që ata të forcojnë njëri-tjetrin e të gjejnë prehje së bashku. Allahu i Madhëruar e përshkruan kështu në Kur’anin Fisnik:

“Dhe njëra prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” (Err Rrum: 21)

Tha të qetësoheni pranë tyre duke vërtetuar përforcimin dhe qetësimin e ndjenjave, arritjen e rehatisë dhe qetësisë me kuptimin e plotë të fjalës, prandaj të dy bashkëshortët gjejnë qetësim tek njëri-tjetri në kohë shqetësimesh apo kur u ngushtohen gjërat.

Shoqërimi dhe bashkimi ndërtohet në saje të mirëdashjes, miqësisë dhe harmonisë mes tyre. Pa dyshim se këto raporte të ngulitura thellë do të kenë jetë të gjatë. Ato janë si lidhja e njeriut me vetveten, ngase Allahu në Kur’an thotë:

“Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato.” (El Bekare: 187)

Unejs Murati-Daku