Realiteti i muslimaneve ne ditet e sotme

0
1158

Realiteti ynë

-Mangësi në faljen e namazit.

-Shpërfillje ndaj Kuranit.

-Ushqimi i përditshëm shpifjet dhe përgojimi.

-Përmendja e pakët ose aspak e Allahut të Madhëruar.

-Mosrespektues ndaj prindërve.

-Më shumë ‘vlen’ puna me traditën e njerëzve sesa puna me traditen e profetit Muhamed alejhi selam.

-Tolerimi në bërjen e mëkateve.

-I japim përparësi kënaqësisë së njerezve ndaj kënaqësisë së Allahut.

-Të pasur nga ana materiale por kopraç në shpirt.

-Të ditur me diploma por injorantë në praktik.

-Të dashur dhe të bashkuar në aparencë por ujqër dhe të përçarë në brendësi.

-Kafenetë i kemi kthyer në xhami (bisedojmë për çështjet fetare) dhe xhamitë në kafene (ku bëjmë biseda dynjaje).

-Hixhabi (xhilbabi) është kthyer në modë dhe jo mbulesë sipas kushteve fetare.

-Punojmë me fjalë dhe jo me vepra.

-Dynjanë e kemi në zemër dhe jo në dorë edhe pse e dimë mirë se një ditë do të largohemi prej saj.

-Adhurimet i kemi kthyer në videoklipe ku s’lëmë adhurim pa publikuar dhe reklamuar.

-Mburremi me shoqërinë e shumtë virtuale por në jetën e përditshme jemi të vetëm.

-Në rrjetet sociale publikojmë fjalë të sheqerosura por në realitet i kemi ndryshe.

E pastaj themi pse jemi në këtë gjendje?

“Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetet e tyre.” Er-Rra’d, 11

Shejh Muhamed El-Xhami (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kënaqësia e njerezve është synim që s’arrihet, prandaj është diçka që s’kërkohet. Porse kënaqësia e Allahut është synim që arrihet dhe prandaj kërkohet”.

Unejs Sheme