Ramazani mbyllen dyert e Xhehenemit.

0
537

Në Ramazan mbyllen dyert e Xhehenemit.

Shejkh Salih el Usajmij, Allahu e ruajtë:

‘’Më pas autori (Shejkh ibn Baz) përmend se Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, i informonte shokët e tij se Muaji i Ramazanit:

‘’Është muaj në të cilin hapen dyert e mëshirës dhe dyert e Xhennetit, mbyllen dyert e Xhehenemit, lidhen shejtanët’’

***

▪ Thënia e tij: ‘’mbyllen dyert e Xhehenemit’’ d.m.th. të vendit ku dënohen njerëzit në Botën Tjetër.

Hapja e dyerve të Xhennetit dhe mbyllja e dyerve të Xhehenemit është përforcim për njerëzit për të bërë vepra të mira, nxitje për afrim tek Allahu sepse Allahu hap për ta dyert e Xhennetit dhe mbyll për ta dyert e Xhehenemit.

‘’Hapja dhe mbyllja’’ përsa i përket realitetit të tyre, ka dy thënie:

Njëra prej tyre: Është e vërtetë në realitet. Hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit.

Tjera: Është për qëllim që lehtësohet për njerëzit bërja e veprave të mira dhe ka shmangje e pengesë mes tyre dhe realizimit të veprave të këqija.

E para është mendimi i Ibnul Munejir në ‘’Sherhul Buhari’’dhe i disa tjerëve. E dyta është mendimi I’jadh el Jehsubij në ‘’Sherhu Muslim’’ dhe i disa tjerëve.

Më e sakta prej tyre është e para. Origjina e teksteve sheriatike është realiteti, sipas asaj të cilës kuptojnë arabët në gjuhën e tyre. Arabët me ‘’hapje e mbyllje dyersh’’ kuptojnë hapje e zgjerim dhe mbyllje e kyçje. Origjina është interpretimi i fjalës sipas kuptimit të saj.’’

Shpjegimi i ”Vlera e agjërimit të Ramazanit dhe namazit të natës” i Shejkh bin Bazit.

Anis Agovi