Qendrueshmeria ne fe eshte miresi dhe dhurate prej Allahut

0
208

Qendrueshmeria ne fe eshte miresi dhe dhurate prej Allahut

Ne shume ajete te Kuranit lexojme sesi Allahu i Madherishem e atribuon tek Vetvetja udhezimin e njerezve ne rrugen e drejte dhe se tere ceshtja eshte ne Doren e Tij; zemrat e njerezve jane ne Doren e Tij, i paster dhe i larte qofte Ai, andaj ke do e drejton (e mbane) ne rruge te drejte dhe ke do e largon prej saj.

Allahu i Lartesuar thote:
”E sikur te vepronin ata sic keshilloheshin, kjo per ata do te ishte me mire dhe do te ishin me te forte ne besim. Atehere, Ne, pa dyshim, do t’u jepnim shperblim te madh nga ana Jone dhe me siguri do t’i udhezonim ne rruge te drejte.” (Nisa’, 66-68)

Pra, udhezimi per ne rrugen e drejte eshte ne Doren e Allahut te Plotfuqishem. Ai, i Lartesuari thote:
”Keshtu, ata qe besojne Allahun dhe mbeshteten fort tek Ai, (ta dine se) Ai do t’i fuse ne meshiren dhe miresine e Vet dhe do t’i udhezoje drejt Vetes permes rruges se drejte.” (En-Nisa’, 175)

”Allahu i therret njerezit per ne Shtepine e shpetimit (Xhenet) dhe udhezon ke te doje ne rrugen e drejte.” (Junus, 25)

”Ata qe i mohojne shpalljet Tona jane shurdhe e memece, jane ne erresire. Allahu shpie ne humbje ke te doje dhe udhezon ne rruge te drejte ke te doje.” (El-En’am, 39)

”Allahu udhezon ke te doje ne rrugen e drejte.” (En-Nur, 46)

”Ai eshte vecse keshille per botet: per secilin nga ju qe deshiron te ndjeke rrugen e drejte. Por ju nuk mund te deshironi, perverse me vullnetin e Allahut, Zotit te boteve!” (Et-Tekuir, 27-29)

Ajetet qe flasin per kete teme jane te shumta. Atehere, udhezimi eshte ne Doren e Allahut te Lartesuar, dhe ate ia dhuron kujt te doje prej roberve te Tij.

Se ketejmi, baza dhe themeli i pare i qendrueshmerise ne fe eshte lutja e sinqerte drejtuar Allahut per kerkimin e saj, ngaqe ajo eshte ne Dore te Tij dhe Ai eshte Udhezuesi ne rrugen e drejte. Prej lutjeve me te shpeshta te Profetit salallahu alejhi ue selem ishte:
”O ndryshues i zemrave, perforcoje zemren time ne fene tende!” Ky (perforcim i zemres) eshte pikerisht qendrimi i paluhatshem ne rrugen e drejte.
Ummu Seleme tregon: “Tash: “O i Derguar i Allahut! Zemrat po ndryshuakan?”
Ai tha:”Po. Zemra e secilit njeri eshte mes dy gishtave te gishterinjve te Allahut. Keshtu, nese Ai do e mbane/drejton ate ne rruge (te drejte) dhe nese do e Jargon prej saj. ”

Pra, qendrueshmeria e njeriut ne fe eshte ne Doren e Allahut dhe kush e deshiron per vetveten le ta kerkoj kembengultas prej Tij. Ne Sahihun e Muslimit lexojme se Aishja radijallahu anha u pyet: ”Me fare lutje Profeti salallahu alejhi ue selem e hapte namazin e tij gjate nates?” Ajo u pergjigj: ”Kur ngrihej per tu falur naten namazin e fillonte me kete lutje: “O Allahu im, Zot i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Krijues i qiejve dhe i tokes, Njohes i te padukshmes e i te dukshmes, Ti do te gjykosh mes roberve te Tu per kundershtite qe kane pasur! Udhe’zpme qe ta kuptoj te verteten, lidhur me f eshtjet per te cilat ata nuk pajtoheshin! Vertet, Ti e shpie ne udhe te drejte ke te duash.”
Kesisoj, me kete dua ai e hapte ^dohere namazin e nates: “Vertet, Ti e shpie ne udhe te drejte ke te duash.”
Pasi qe kjo kerkese, domethene kerkimi i udhezimit nga Allahu, radhitet nder kerkesat me te rendesishme dhe me te larta, Ai ua beri obligim roberve qe te kerkojne prej Tij udhezimin ne rrugen e drejte disa here gjate dites dhe nates. Sic lexojme ne suren El-Fatiha:”Udhezona ne rrugen e drejte! Ne rrugen e atyre qe u ke dhuruar miresi e jo ne te atyre qe kane shkaktuar zemerimin Tend, as ne te atyre qe jane te humbur!” (El-Fatiha 6-7)

Disa dijetare kane thene: njerezit duhet te informohen se kjo eshte lutje; pra, kur t’i thua: ”Udhezona ne rrugen e drejte!” atehere e ke lutur Allahun me lutjen qe ta ka bere detyrim shtatembedhjete here gjate dites dhe nates; po aq sa eshte numri i rekateve te namazeve te detyrueshme.

Qe ketej, muslimani duhet ta ndjeje se ky varg eshte nje lutje. Hoxha i Islamit iben Tejmije Allahu e meshirofte thote: ”Kam menduar gjate per ate se cila lutje eshte me e dobishmja, dhe arrita ne perfundim se ajo eshte kerkimi i ndihmes se Allahut per kryerjen e gjerave qe e kenaqin Ate. Pastaj kete e gjeta ne suren El-Fatiha:”Vetem Ty te adhurojme dhe vetem prej Teje ndihme kerkojme.” (El-Fatiha, 5)

Me tutje tha: “Njeriu eshte urdheruar qe vazhdimisht ta lus Allahun qe ta udhezoj drejt qendrueshmerise ne rrugen e drejte.”
Me pak fjale, prej teje kerkohet qe vazhdimisht ta thuash kete lutje, pra qe Allahu te udhezoj drejt qendrueshmerise ne rrugen e drejte; dhe kjo lutje eshte ne suren El-Fatiha.
Hasen El-Basriu Allahu e meshirofte kur e lexonte ajetin: ”Pa dyshim, ata qe thone: “Zoti yne eshte Allahu!” dhe pastaj qendrojne ne rrugen e drejte…” thoshte: “O Allah, Ti je Zoti yne, andaj na dhuro qendrueshmeri (ne fe)!”

Dr. AbduRrezzak ibn Abdulmuhsin El BEDR
Perktheu nga gjuha arabe:
Petrit Percuku