Punët e mira që kanë shpërblim të madh tek Allahu

0
1382

Prej punëve më të mira që duhen bërë dhe që kanë shpërblim të madh tek Allahu i Madhëruar janë edhe këto që i ka përmendur i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në këtë hadith.

• Bëji moto të jetës tënde, përpiqu të jesh prej vepërmirëve dhe prej njerëzve të dobishëm!

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Prej veprave më të mira është, ta gëzosh një besimtar, t’ia lash borxhin, ta ndihmosh kur është në nevojë dhe t’ia largosh brengën.”

📚 (“Sahih El-Xhami”: 5897 dhe “Es-Sahiha”: 2291)