Profeti alejhi selam i tha: “O filan pse të shoh të mërzitur?”

0
1812

Transmetohet nga Seid bni Xheriri se një burrë prej ensarëve erdhi tek profeti selallahu alejhi ue selem i mërzitur. Profeti selallahu alejhi ue selem i tha: “O filan pse të shoh të mërzitur?”

-Po mendoja për një gjë o dërguar i Allahut.

-“Për çfarë po mendoje e pyeti ai?

-Ne vimë tek ty dhe ikim, e shikojmë fytyrën tënde dhe ulemi me ty çdo ditë. Por do të vijë një moment që do të ngrihesh në grada me profetët e tjerë dhe nuk do të mundemi të arrijmë.

Profeti nuk i tha asgjë derisa i erdhi Xhibrili me këtë ajet: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta” Nisa 69.

Këtë hadith (mursel), e ka përcjellë Ibën Xherir Taberi, në komentarin e tij të Kuranit.

Bledar Haxhiu