Prej besimeve të gabuara:
Besimi se shpagimi i betimit në Allahun është vetëm agjërimi i tre ditëve, nuk është i saktë.
Shpagimi i betimit është që njeriu të zgjedhë një nga këto tri mënyra shpagimi:
1- Ushqyerja e dhjetë nevojtarëve.
2- Sigurimi i rrobave për dhjetë nevojtarë.
3- Lirimi i një skllavi.
Nëse njeriu nuk mundet të zbatojë njërën nga këto, për shkak të varfërisë atëherë, agjëron tri ditë.
Ai i cili ka mundësi të ushqejë dhjetë nevojtarë ose të sigurojë rroba për dhjetë nevojtarë, ose të lirojë një skllav, por agjëron tre ditë me qëllim shpagimi, atij nuk i vlen (nuk i pranohet).
Tefsir i Shejkh Ibnu Uthejminit, Allahu e mëshiroftë,
Suretul Maide, 89.
dhe Fetvaja e Komisionit të Përhershëm 23/ 5-45.