Po trokasim në dyert e muajit Shaaban, muaji para Ramazanit!Është muaj në të cilin ngrihen veprat te Zoti

Po trokasim në dyert e muajit Shaaban, muaji para Ramazanit!

Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka thënë: “Ai është një muaj, mes Rexhebit dhe Ramazanit, ndaj të cilit njerëzit janë të hutuar. Ai është muaj në të cilin ngrihen veprat te Zoti i çdo gjëje. Dua që kur të ngrihet puna ime të jem agjërueshëm.”
حسنه الألبانى فى صحيح سنن النسائى
حديث 2356

Ibn Raxhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Për agjërimin e Shabanit kanë thënë se është si stërvitje për agjërimin e Ramazanit, në mënyrë që mos të hyjë njeriu në Ramazan (agjërimin e tij) me vështirësi e mundim. Por, të jetë ushtruar tashmë me agjërim, të jetë mësuar me të, ta ketë shijuar ëmbëlsinë e agjërimit që në Shaban, e të hyjë në Ramazan i fuqishëm e plot vullnet.” لطائف المعارف : صـ191- 193

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Nuk e kam parë Profetin, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, të agjërojë ndonjë muaj të plotë përveç Ramazanit dhe nuk e kam parë të agjërojë në ndonjë muaj tjetër më shumë sesa në Shaban.”

صحيح مسلم – كتاب الصيام- باب صيام النبي صلى الله عليه وسلم في غير رمضان – حديث:‏2028‏

Anis Agovi

Read Previous

2 rruget qe te dergojne drejte Xhenetit

Read Next

A genjen muslimani?1 prilli.