Po a mund të marrë mësyshë një njeri i mirë?

0
753

Po a mund të marrë mësyshë një njeri i mirë?

 

Ndodh rrallë që një njeri shpirtmirë të marrin mësysh kur admirojnë dikë a diçka dhe e vlerëson atë pa përmendur emrin e Allahut. Ky njeri nuk e bën përshkrimin apo vlerësimin me qëllim të keq, por nga shkujdesja harron të përmendë emrin e Allahut.

Faktikisht, duhet të kemi parasyshë se ekziston mundësia që çdo njeri ta lëndojë tjetrin nëse shpreh një vlerësim a një admirim pa përmendur emrin e Allahut, qoftë edhe pa smirë, qoftë edhe nëse është njeri i mirë.

Prandaj, nëse ndokujt i pëlqen diçka duhet që menjëherë të bëjë lutje që Allahu t’i japë bereqet të zotit të saj, duke thënë: “Mashaellah”, ose “tebarekellah”.

Amiri, një shok i Pejgamberit a.s. pa Sehlin, një shok tjetër të Pejgamberit a.s., dhe tha:

“Nuk kam parë bukuri si sot! Sakaq, Sehli u sëmur rëndë.

Atëherë njerëzit njoftuan Pejgamberi a.s. për gjendjen e tij, aq sa dikush i tha që Sehli nuk e ngrinte dot kokën.

Pejgamberi a.s. u tha: “Për kë mendoni se e ka marrë mësysh? Ata thënë: “Amiri”. Pejgamberi dha urdhër që Amiri të vinte aty.

Kur erdhi, Pejgamberi a.s. i foli me zemërim, duke i thënë: “Çfarë e shtyn ndonjërin prej jush të dëmtojë vëllain e tij (duke e marrë mësysh)?

Përse nuk bëre lutje për bereqet (begati)? Laji gjymtyrët, në mënyrë që uji, me të cilin do të lashë gjymtyrët, t’i hidhet të dëmtuarit nga syri yt”.

Kështu, Amiri lau fytyrë, duart, byrrylat, gjunjët, këmbët dhe pjesën e brendshme të fustanellës, duke e ruajtur ujin që rridhte nga gjymtyrët e trupit në një kupë.

Më pas dikush e mori këtë ujë dhe ia hodhi Sehlit nga prapa trupit. Në çast Sehli u shërua.