Pjesë nga jeta e shejh Albanit

0
759

Ai rrëfen për një pjesë të jetës së tij ku thotë: Kur u ndava nga babai, nuk posedoja asnjë dinar, por ai mi dha vetëm 25 lira siriane.

Mora hua për të siguruar një dyqan dhe shtëpi me qira, ndërsa nga babai i mora disa mjete të vjetra për riparimin e orëve, të cilat i kishte larguar nga përdorimi.

Fillova punën si ortar, dhe prej mirësisë së Allahut ndaj meje, isha prezic dhe i sinqertë në punë, e cila bëri të shtohen klientët…duket se Allahu më dha natyrën që të kënaqem me pak, ku më pas bleva një truall në një zonë paurbanizuar dhe ndërtova një shtëpi modeste pa leje ndërtimi, kështu që u lirova nga qiraja e dyqanit dhe shtëpisë, dhe më mbeti të fitoja aq sa më mjaftonte mua, gruas dhe fëmijëve.

Kështu që punoja në dyqan nga 1 deri 2 orë, dhe në ora 8 kur hapej biblioteka “Dhahirije” mbyllja dyqanin dhe shkoja në bibliotekë.

Pas namazit të drekës kthehesha në dyqan dhe punoja një gjysmë ore dhe shkoja të drejkoja në shtëpi.

Jeton Bozhlani