Përshkrimi i të folurit të të Dërguarit Muhamed alejhi selam

0
619

Aishja (radijAllahu anha) ka thënë: “Të folurit e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) e kuptonte secili që e dëgjonte.” Po ashtu tha: “Ai na fliste aq pak saqë njeriu mund t’ia numëronte fjalët.” Dhe tha: “Ai nuk fliste

Ebu Hurejre tregon se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur të shihni se njeriut i jepet asketizëm ndaj dynjasë dhe të folur të pakët, atëherë afrojuni atij, ngaqë ai është duke marr urtësi.”
Përcjellë nga Bejhekiu në “Shu’abul-Iman”.

Burejde (radijAllahu anhu) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Vërtet, një pjesë e oratorisë është magji, një pjesë e dijes është injorancë, një pjesë e poezisë është urtësi dhe një pjesë e të folurit është i padëshirueshëm.”

Ebu Dâvûdi pasi që e transmetoi hadithin, tha: “Sa’sa’a bin Sauhân tha: “Të vërtetën e ka thënë Profeti (salallahu alejhi ue selem). Fjalët “Vërtet, një pjesë e oratorisë është magji” kanë kuptimin se nganjëherë e drejta është në anën palës tjetër, mirëpo ai di t’i parashtrojë dëshmitë më mirë sesa i zoti i të drejtës (pala tjetër), dhe kështu i magjeps njerëzit me oratorinë e tij dhe e largon të vërtetën. “një pjesë e dijes është injorancë” domethënë kur dijetari thellohet së tepërmi për atë që nuk ka dijeni dhe kështu ajo e paraqet (para njerëzve) si injorant. “një pjesë e poezisë është urtësi” është fjala për këshillat dhe shembujt përmes të cilëve njerëzit marrin mësim (këshillohen). “një pjesë e të folurit është i padëshirueshëm”, kur t’i drejtohesh me fjalë atij që nuk i përkasin dhe nuk i interesojnë.

Transmetohet se një ditë dikush u ngrit të fliste në praninë e ‘Amër bin El-‘Âs-it (radijAllahu anhu), duke e tepruar në të folur. ‘Amri tha: “Sikur të ishte mesatar në të folurit e tij, kjo do të ishte më e mirë për të.

Shkeputur nga libri “Bazat e besimit” Muhamed bin Abuluehab Et-Temimi