Perse jam krijuar? Cili eshte shkaku?

0
892

Perse jam krijuar? Cili eshte shkaku?

Pergjigje: Allahu i Madheruar thote: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Edh-Dharijat: 56

“Ti nuk je krijuar per te ngrene e per te pire, nuk je krijuar per te ndertuar pallate, apo te mbjellesh peme, apo te hepesh lumenj, apo thjesht per t’u martuar qe te shtohesh.
Jo! (Nuk eshte ky shkaku i krijimit).

(Shkaku i krijimit) Ti je krijuar per te adhuruar Zotin tend, ti je krijuar qe te jesh i perqendruar ne bindjen ndaj Tij dhe te ndjekesh te Derguarin e Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ti per kete je krijuar. Çdo gje qe gjendet ne toke eshte krijuar (nga Allahu) per ty si ndihmese per ty ne bindjen ndaj Allahut dhe largimin nga mekatet.”

Pergjigja eshte marre nga fetuaja e Shejh Iben Bazit (Allahu e meshirofte) ne “Mexhmu Fetaua”, vell. 7

Unejs Sheme