Perse duhet te lexojme historite e popujve qe jetuan me pare?

0
656

Shejhul-Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Allahu na i tregoi historitë e popujve të mëhershëm që të jenë mësim për ne, si dhe për të krahasuar situatën tonë me situatën e tyre dhe për të matur rastet e popujve të mëvonshēm me ata që jetuan më parë.

Kjo në mënyrë që besimtari i cili jeton në periudhën e tanishme të ketë një analogji me atë të besimtarit që ka jetuar më herët, ndërsa jobesimtari dhe hipokriti i kohēve të fundit, të shohë ngjashmërinë e asaj që u ndodhi jobesimtarëve dhe hipokritëve që jetuan mē parë.

Siç tregon Allahu i Plotfuqishëm kur flet për historinë e Jusufit në detaje, historinë më të bukur të profetëve – duke thënë: “Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar.” (Suretu Jusuf 111).

[Mexhmu el Fetawa 28/425]

Fatjon Isufi