Perpara se duhet te flesh gjume mendoje kete gje

0
1004

Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Gjëja më e dobishme për njeriun është që ai, para se të bie në gjumë, të ndalet një moment për hir të Allahut që ta llogarisë veten se, çka ka humbur atë ditë dhe çka ka fituar?

Pastaj e ripërtërin pendimin e sinqertë mes tij dhe Allahut dhe fle në atë pendim.

Po ashtu vendosë që kur të zgjohet nga gjumi më nuk do t’iu kthehet mëkateve të bëra.

Kështu, nëse vdes atë natë, vdes si i penduar.

E nëse zgjohet, këtë e bën me vullnet për të bërë vepra të mira dhe si i gëzuar që i është dhënë afat për të jetuar, në mënyrë që të punojë për Zotin e vet dhe të kompensojë atë që e ka lënë të mangët.

Nuk ka për njeriun diçka më të dobishme sesa ky gjumë; aq më tepër nëse atij ia bashkëngjit përmendjen e Allahut dhe veprimin e suneteve që janë përcjellë nga i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) para gjumit, derisa gjumi ta mundë atë.

Kujt Allahu ia do të mirën, i dhuron sukses drejt kësaj.”

(“Er-Ruh”, 99)

Përktheu: P. Perçuku