Permisoje veten tende edhe pse ke rene ne gabime.

0
550

Ibnul Kajjimi (rahimehullah) ka thënë:Sado i mangët të jesh në kryerjen e adhurimeve, mos lër mangët nga morali i mirë, sepse ai mund të bëhet çelësi yt për të hyrë në xhenet.

Vallë a mos mendoni se njerëzit e dalluar në devotshmëri, janë pa gjynahe?!

Edhe ata kanë gabime e gjynahe, por :

I fshehin sa të munden dhe nuk i publikojnë

Kërkojnë falje Zotit dhe nuk vazhdojnë në mëkat me këmbëngulje

E pranojnë gabimin dhe nuk përpiqen ta justifikojnë

Përmirësojnë veten pasiqë gabuan.

U pyet dikush nga te paret tane:

Si është gjendja jote në fe?

Tha: Është si shembulli i një rrobe të cilën e shqyejnë herë pas here mëkatet, ndërsa unë e riparoj vazhdimisht me istigfar (kërkim falje)

Shuajb Rexha