Për atë që është mendjemadh dhe kokëfortë

0
770

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Nuk kam parë si zjarri (dhe çka në të prej dënimit), nga i cili tregohet i shkujdesur ai që ikën prej tij. Dhe nuk kam parë si Xheneti (dhe çka në të prej mirësive dhe begative të shumta), nga i cili është i shkujdesur kërkuesi i tij”.

Hadith hasen ligajrihi “Sahihu Et-Tergib” (3662)

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Një qafë do të dalë nga zjarri në ditën e Kiametit, do të ketë dy sy që shohin, dy veshë që dëgjojnë dhe një gjuhë që flet. Do thotë: Jam autorizuar për tre veta: për çdo mendjemadh dhe kokëfortë, për çdo kënd që lut bashkë me Allahun diçka tjetër dhe për skulptorët”.

Hadith autentik. “Es-Sahihah” (512)

Unejs Sheme