Pasuroje fjalorin tënd me urtësi dhe fjalë të mençura

0
599

Shumë e nevojshme ta pasurojmë fjalorin tonë me urtësi dhe fjalë të mençura.

Ka shumë prej dijetarëve që e kanë pas këtë aftësi si Ibn Tejmije Allahu ne mëshiroftë i cili ka shkruar mbi 100 vargje poezie në një mexhlis në mbrojtje të besimit të pastër Islam.

Nëse dikush nuk e ka këtë aftësi, atëherë të marrë prej urtësive të tjerëve.
Shejh Albani -Allahu e mëshiroftë- e zbukuronte bisedën e tij me shembuj dhe fjalë të urta të dëgjuara nga të parët.

Ajo që më shtyu sot ta kujtoj këtë çështje është dijetari Muhamed Tekiudin El-Hilali -Allahu e mëshiroftë- i cili në eksperiencën e tij përmende shpesh fjalë poetësh ndër të tjera dhe këto
vargje të Mutenebiut i cili thoshte:

Hiqet sikur s’më njeh

dhe unë këtë e di

por perla perlë ngelet,

edhe pse tjetri s’ta di.

Shkëputur nga libri i autorit me titull “Thirrja për te Allahu në Vende të Ndryshme”

Dr. Abdullah Nabolli