Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi!…Ndaj bej durim

0
102

Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi!…

O ti i cili je rrethuar me sprova, je shtypur padrejtësisht, të është ngushtuar gjoksi medito në fjalën e Allahut të madhëruar: “ Në vështirësi me të vërtetë ka lehtësi, Me siguri në vështirësi ka lehtësi!”. El Inshirah 5-6. Dmth pas çdo sprove dhe vështirësie vjen lehtësimi nga Allahu i madhëruar.

Ibën Mes’udi radijAllahu anhu ka thënë: Pasha At në dorën e të cilit është jeta ime, sikur vështirësia të jetë hyrë në vrimë do e kërkojë lehtësimi at (vështirësinë) derisa të e gjejë e do futet pas saj në at vrimë, nuk i mund vështirësia dy lehtësime.

Të nderuar ju që u sprovuat dhe ju të gjithë besimtarë në përgjithësi ngitni duart lart, kërkoni nga Allahu at që u takon, kërkoni lehtësim, ngase kjo lutje nuk kthehet mbrapa Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë :”Ruajuni nga duaja (lutja) e atij që i keni bërë padrejtësi, sepse ndërmjet saj dhe Allahut nuk ka perde!”. (Transmeton Buhariu)

Lutja jote nuk kthehet mbrapa, nuk ka perde dhe pengës mes teje dhe Allahut, andaj mos u bë koprracë por lute të Mëshirshmin që të na mbulon me mëshirën e Tij.