Parashikuesit, fallxhorët dhe astrologët mashtruesit e 2020

0
541

Askush nuk e di të fshehtë përveç Allahut

Dija e të fshehtës i përket vetëm Allahut të Lartësuar dhe askush nga krijesat, qoftë ai engjëll i afërt, apo i dërguar i përzgjedhur, nuk posedojnë asgjë prej dijes së të fshehtës. Ngase ajo, dija e të fshehtës, është prej veçorive të Allahut të Lartësuar.

Imam Buhariu shënon në “Sahihun” e tij me nr. (4477) prej nënës së beismtarëve Aishes radijAllahu anha se ka thënë: “Kush të thotë se e di se çfarë do ndodhë nesër, ai ka gënjyer. Pastaj lexoi: “Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër.”

Shejh Salih El-Feuzani (Allahu e ruajttë!) është pyetur:Përsa i përket ajetit se Allahu është i Dijshmi i të fshehtësh (padukshmes) dhe askush nuk e di atë përveç Allahut, kush është gjykimi në lidhje me atë që pretendon dijen e të fshehtës?

Ai (Allahu e ruajttë!) tha: “Allahu i Madhëruar thotë: “Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt, përveç të dërguarve që ka zgjedhur.”[1]

Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë…”[2]

Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato.”[3]

Pra, dija e të fshehtës është prej veçorive të Allahut të Lartmadhëruar. Prandaj, kushdo që pretendon dijen e të fshehtës apo që e di të fshehtën, ai konsiderohet jobesimtar. Ngase ai pretendon se e shoqëron Allahun e Lartësuar në diçka prej veçorive të Tij.” Mbaroi fjala e shejhut.

Transmetohet nga Abdullah bin Umer radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Celësat e të fshehtës janë pesë e nuk i di askush tjetër përveç Allahut: Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër përveç Allahut. Askush nuk e di se çfarë ka në mitra përveç Allahut. Personi nuk e di se çfarë do veprojë nesër dhe nuk e di se në cilin vend do vdesë. Askush nuk e di se kur do bjerë shi’ përveç Allahut. Askush nuk e di se kur do të ndodhë Kiameti përveç Allahut.” Shënon Buhariu

Prej këtyre ajeteve dhe hadithit profetik bëhet e qartë kotësia e mashtrimit dhe humbjes në të cilën gjenden parashikuesit, fallxhorët dhe astrologët. Dhe se askush nuk e di të fshehtën përveç Allahut, Një i vetëm dhe i pashoq.

Libri “Islami, feja e teuhidit”

Përgatiti: Unejs Sheme

[1] El-Xhinn, 26-27

[2] En-Neml, 65

[3] El-Enam, 59