Padrejtesia nuk harrohet kurre.Histori motivuese.

Kur Me’ muni i biri i Harun Rashidit ishte i vogël në moshë, mësuesi i tij e qëlloi me shkop pa asnjë arsye. Me’muni i tha: Pse më qëllove?

Mësuesi heshti dhe nuk i tha asgjë! Me’muni këmbngulte të mësonte arsyen, por mësuesi nuk i tregonte.

Pas njëzet vitesh kur Me’muni ulet në fronin e hilafetit menjëherë thërret mësuesin e tij që e kishte qëlluar dhe e pyet: Pse më ke qëlluar?

Mësuesi buzëqeshi dhe i tha?

Se paske harruar?

Jo vallahi nuk e kam harruar, u përgjigj Me’muni! Atëherë mësuesi i tha:

Të qëllova që ta dish se atij që i bëhet padrejtësi nuk harron kurrë.

Fatjon Isufi

©xhamiambret.com

Read Previous

2 keshilla nga profeti Isa alejhi selam

Read Next

Rruga e kenaqesise ne kete bote dhe rruga drejt xhenetit