O Zot na ndero me Xhenetet e Tua!

0
146

Allahu thotë: All-llahu do t’i shpëtojë me suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur.

Cfarëdo që të punojnë…

Cilado qoftë përpjekja e tyre…

Allahu eshte Ai i Cili i mëshiron dhe i shpëton, prandaj atë çfarë arritën është ne saj të mirësisë, mëshirës dhe suksesit të Tij…

Për këtë arsye kur falenderojnë Allahun pas kësaj, ata nuk ia dedikojne mirësinë vetes së tyre por thonë siç thotë Allahu në Kur’an:

E ata thonë: “Falenderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që fal shumë dhe është bamirës”.

I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe as ndonjë shqetësim.

O Zot na ndero me Xhenetet e Tua!